Francë, 4 të plagosur nga të shtënat në Marsejë

Francë, 4 të plagosur nga të shtënat në Marsejë

Katër persona u plagosën, përfshirë dy që mbeten në gjendje kritike për jetën, pasi persona të armatosur hapën zjarr jashtë një objekti biznesi në Marsejë të Francës të enjten mbrëma, raportoi transmetuesi francez BFMTV, transmeton Anadolu.

Të shtënat ndodhën rreth orës 22:50 sipas kohës lokale jashtë një biznesi në “Rue de Lyon” në lagjen e 15-të të qytetit.

Sipas informacioneve fillestare, një grup sulmuesish mbërritën me një makinë dhe hapën zjarr ndaj katër personave të moshës 30, 35, 36 dhe 41 vjeç.

Dy nga viktimat mbetën në gjendje kritike ndërsa dy të tjerët gjithashtu pësuan lëndime.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar për ndonjë arrestim apo të kenë dhënë detaje mbi motivin e të shtënave.

Një hetim mbi ngjarjen është duke u zhvilluar.

MARKETING