Abdulselam Selami propozon aplikacionin “Raporto problemin” për qytetarët e Shkupit

Abdulselam Selami propozon aplikacionin “Raporto problemin” për qytetarët e Shkupit

Këshilltari i Frontit Evropian në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një iniciativë për krijimin e aplikacionit mobil “Raporto problemin”, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë problemet komunale.
Sipas Selamit, përmes këtij aplikacioni qytetarët do të mund të paraqesin probleme si ndriçimi publik i dëmtuar, gropat në rrugë, mbeturinat, dëmtimet e infrastrukturës, problemet me hapësirat publike dhe shqetësime të tjera komunale.

Ai theksoi se iniciativa synon të përmirësojë komunikimin mes qytetarëve dhe institucioneve, duke mundësuar reagim më të shpejtë dhe më efikas nga shërbimet kompetente për zgjidhjen e problemeve të evidentuara.

MARKETING