Real Madridi këmbëngul për Michael Olise, Perez takon presidentin e Bayernit

Real Madridi këmbëngul për Michael Olise, Perez takon presidentin e Bayernit

Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Michael Olise, me klubin spanjoll që e ka vendosur sulmuesin francez në krye të listës së përforcimeve për të ardhmen.
Presidenti Florentino Pérez ka nisur kontaktet fillestare për të testuar gatishmërinë e Bayern Munich për një transferim të mundshëm të lojtarit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer.
Sipas mediave spanjolle, Pérez ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij të Bayern Munich, Herbert Hainer, gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Në këtë takim, kreu i Real Madridit ka shprehur interesin e qartë për Olise, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen klubi bavarez mund të detyrohet ta shqyrtojë largimin e tij.
Performancat e fundit të francezit kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve madrilenë, të cilët e shohin atë si një nga objektivat kryesorë të merkatos.

Nga ana tjetër, Bayern Munich vazhdon ta konsiderojë Olise një lojtar kyç dhe të pashitshëm, duke mos dhënë sinjale për negociata. Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube pritet një takim mes lojtarit dhe drejtuesve bavarezë, i cili mund të ndikojë në vendimin për të ardhmen e tij.

Nëse situata ndryshon, Real Madridi synon ta afrojë Olise si pjesë të projektit të ri sportiv, ku ai mund të formonte një dyshe sulmuese me Kylian Mbappé në vijën e parë të skuadrës.

MARKETING