(VIDEO) Ndryshimet e kodit zgjedhor bllokohen me 13 500 amendamente
Përfaqësuesit e partive politike as në takimin e sotëm koordinues në Kuvend nuk arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Shumica parlamentare nuk heq dorë nga votimi elektronik i diasporës, ndërsa për opozitën maqedonase kjo është është e papranueshme. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, pret që Kodi Zgjedhor të mbetet i bllokuar dhe që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen sipas rregullave ekzistuese zgjedhore.
Nikolla Micevski, VMRO – DPMNE
“Janë bërë të gjitha përpjekjet për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të kemi kod të ri zgjedhor, që hyn në pjesën e agjendës reformuese. Fatkeqësisht, rezultoi suksesshëm, mbetemi në zgjidhjen e vjetër ligjore, në kodin e vjetër zgjedhor, në bazë të së cilit do të organizohen ndonjë palë zgjedhje të ardhshme”.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se, nuk do të lejojnë miratimin e Kodit Zgjedhor në një formë që ngre dyshime serioze për abuzime, parregullsi dhe cenim të legjitimitetit të procesit zgjedhor.
Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së
“Pikërisht kjo mënyrë e votimit të diasporës, të cilën Hristijan Mickoski propozon të zbatohet edhe te ne, nuk është as evropiane dhe as demokratike. Ky ndryshim i ligjit, me të cilin futet një mënyrë e tillë e votimit elektronik për diasporën tonë, hap mundësi për abuzime. Ne nuk e dimë sa mijëra njerëz janë – 100 mijë, ndoshta 200 mijë – dhe kjo krijon hapësirë për votim të kontrolluar, si dhe për mundësinë që një person të votojë në emër të disa personave”.
Ndërkaq, për partinë Levica, e pranueshmë është modeli për votim elektronik të zbatohet vetëm në formë eksperimentale në zgjedhjet presidenciale, pasi ato janë zgjedhjet e vetme që kanë census.
Dimitar Apasiev, Kryetar i Levicës
Problemi me votimin elektronik është ajo që thirret në një model që është i pazbatueshëm në rrethanat e Maqedonisë, ndërsa ai është modeli i ashtuquajtur francez për të cilin insiston Mickoski. Sa për krahasim, Franca ka 3% diasporë nga popullsia e përgjithshme, derisa Maqedonia ka 33% diasporë, kjo do të thotë 10 herë më shumë dhe ai model është i papranueshëm.
Opozita maqedonase paralajmëroi bllokim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, përmes amandamenteve, me çka LSDM-ja ka dorëzuar 10 mijë amandamente, ndërsa Levica 3,500 amandamente.
Teuta Buçi /SHENJA/

