(VIDEO) Nga 1 tetori qytetarët vetë do të japin leje për dhurimin e organeve

(VIDEO) Nga 1 tetori qytetarët vetë do të japin leje për dhurimin e organeve

Nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësinë që përmes sistemit elektronik “Termini Im” të deklarojnë vullnetin e tyre nëse, pas vdekjes, dëshirojnë të jenë dhurues të organeve. Kjo mundësi vjen pas miratimit të ndryshimeve ligjore që synojnë avancimin e sistemit. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se moduli i ri tashmë është zhvilluar dhe do të vihet në funksion më 1 tetor.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Deklarata do të nënshrkuhet personalisht, do të vërtetohet nga mjeku i zgjedhur dhe do të arkivojë në sistem. Më pas, si dokument i skenuar të futet në listën kombëtare në kuadër të sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shtet. Në sistem do të regjistrohen të dhënat bazë personale, data e deklaratës, mjeku i zgjedhur dhe statusi i qartë nëse personi ka dhënë, apo nuk ka dhënë pëlqim”.

Ndërkaq, koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, tha se ndryshimet ligjore janë rezultat i analizave të gjendjes në terren, ku numri i pëlqimeve për dhurimin e organeve ka qenë i ulët, pavarësisht numrit të donatorëve potencialë. Sipas saj, qëllimi i sistemit të ri është që në qendër të vendimmarrjes të vendoset vullneti i individit, duke u bazuar në praktikat e vendeve me sisteme më të zhvilluara të transplantimit.

BILJANA KUZMANOVSKA, KOORDINATORE KOORDINATORE PËR TRANSPLANTIM

Kjo nuk është një zgjidhje që e kemi shpikur ne. Ajo zbatohet në shumë vende që kanë sisteme më të suksesshme të transplantimit. Ne analizuam pse ato janë më të suksesshme se ne dhe arritëm në përfundimin se problemi nuk qëndron te ekspertiza e mjekëve dhe as te sistemi shëndetësor”.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, me 58 vota “pro” dhe 6 “kundër”, ndërsa ligji u miratua me procedurë të shkurtuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING