Komuna e Çairit shpall Thirrje publike për mbështetje financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj

Komuna e Çairit shpall Thirrje publike për mbështetje financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj

Komuna e Çairit ka shpallur thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive të banimit në territorin e komunës, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e qasjes në objektet e banimit.

Sipas njoftimit të komunës, të drejtë aplikimi kanë bashkësitë e pronarëve, përfaqësuesit e autorizuar të zgjedhur nga pronarët, si dhe format e tjera juridike të organizimit, në përputhje me Ligjin për Banim.

Nga Komuna e Çairit theksojnë se kjo masë synon të përmirësojë qasjen dhe sigurinë në ndërtesat kolektive, me fokus të veçantë tek të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me fëmijë të vegjël.

Dokumentacioni i nevojshëm, kushtet dhe afatet për aplikim do të publikohen në ueb-faqen zyrtare dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Çairit.

Komuna fton të gjithë subjektet që i plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për përfitimin e mbështetjes financiare.

Sipas autoriteteve komunale, kjo nismë është pjesë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën urbane dhe synon krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të qasshëm dhe me cilësi më të lartë jetese për qytetarët, duke iu përgjigjur nevojave konkrete të banorëve.

 

MARKETING