Ndalohen gjashtë shoferë, vozitën pa patent shoferë

Ndalohen gjashtë shoferë, vozitën pa patent shoferë

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Pesë kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, nga të cilët dy janë të mitur, ndërsa njëri ka drejtuar me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të udhëtarëve.

“Nga një person në Shkup (i mitur), në Gostivar (i mitur), në Kumanovë, në Kavadar dhe në Prilep kanë vozitur pa patentë shoferi. Ndërsa një person në Pikën Kufitare Deve Bair ka drejtuar automjetin me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa kaluar provimin për patentë shoferi, ose të mos drejtojnë automjetin nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

MARKETING