(VIDEO) Mickoski: Dikasteret janë ndarë me marrëveshje, emrat nesër mbrëma

(VIDEO) Mickoski: Dikasteret janë ndarë me marrëveshje, emrat nesër mbrëma

Ndonëse është arritur marrëveshje për resorët mes kryeministrit Hristijan Mickoski, bashkëkryetarëve të VLEN-it dhe Lëvizjes ZNAM, për atë se kujt do t’i takojnë dhe kush do të udhëheqë ministritë, Mickoski deri nesër në orën 20:00 është në “heshtje zgjedhore”, pasi tha se vendimet për kuadrot do të publikohen nesër në mbrëmje, pas seancës së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

MARKETING

Description of image

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ne nuk kemi biseduar për zgjidhje personale, për emra. Parimisht kemi marrëveshje për resorët. Unë më herët kam thënë se derisa të përfundojë seanca e Komitetit Ekzekutiv të partisë, nuk do të komentoj as resorë e as emra. Prisni deri nesër rreth orës 20:00, opinioni publik do të informohet në detaje. Deri nesër në orën 20:00 nuk do të komentoj as resorët e as zgjidhjet personale, derisa të mos përfundojë seanca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së”.

I pyetur se kur do të ketë informacione për ndryshimet në nivelet e tjera, Mickoski tha se këto aktivitete do të vazhdojnë nga shtatori, pasi siç tha Mickoski, këtë muaj është planifikuar rikonstruimi i Qeverisë dhe poashtu  është parashikuar ribalancimi i buxhetit. Sipas tij, Kuvendi në gusht është me pushim, prandaj tha se  aktivitetet do të vazhdojnë nga shtatori e tutje.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING