(VIDEO) LSDM ka qasje hipokrite për integrimet evropiane

(VIDEO) LSDM ka qasje hipokrite për integrimet evropiane

Për muaj me radhë, LSDM-ja kërkon vazhdimisht miratimin e ligjeve nga Agjenda Reformuese, flet për rrugën evropiane dhe përpiqet të paraqitet si faktori i vetëm që kujdeset për integrimin evropian të shtetit. Kështu ka deklaruar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska, e cila theksoi se megjithatë  kur vjen momenti që këto ligje të hidhen në votim në Kuvend, deputetët e LSDM-së nuk votojnë dhe zgjedhin kalkulimet politike.

IVANKA VASILEVSKA, DEPUTETE E VMRO-DPMNE-së

“U plotësua Propozim-ligji për shërbimin gjyqësor me 61 vota “pro” dhe 12 “kundër”. U plotësua Propozim-ligji për shërbimin e prokurorisë publike me 62 vota “pro” dhe 13 “kundër”. U miratua Propozim-ligji për udhëheqësit e lartë me 62 vota “pro”, ndërsa deputetët e LSDM-së nuk votuan. U plotësua edhe Propozim-ligji për përdorimin e energjisë nga burimet e rinovueshme me 62 vota “pro”, ndërsa LSDM sërish nuk dha mbështetje. Propozim-ligji për armët u miratua me 70 vota “pro”, ndërsa LSDM nuk votoi”.

Vasilevska tha se kjo tregon qartë se kur bëhet fjalë për reforma konkrete, LSDM nuk ka qëllim të kontribuojë, sic tha ajo është e lehtë të flitet për Evropën në konferenca për shtyp, por shumë më e rëndësishme është mënyra se si veprohet kur duhet të votohet në Kuvend.

IVANKA VASILEVSKA-DEPUTETE E VMRO-DPMNE-së

“Kështu ishte edhe me grupin e punës për Kodin Zgjedhor, ku përfaqësuesit e LSDM-së nuk morën pjesë dhe zgjodhën ta bojkotojnë grupin e punës, edhe pse ai ka për detyrë të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe t’i harmonizojë ato me standardet që kërkohen nga institucionet evropiane”.

Bashkimi Evropian e ndjek me kujdes procesin reformues dhe i përshëndet hapat që ndërmerr Qeveria, deklaroi ajo. Sipas Vasilevskës, për LSDM-në, as vlerësimet e institucioneve evropiane dhe as rezultatet konkrete nuk janë të mjaftueshme për të treguar përgjegjësi.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING