(VIDEO) Rikonstuimi i Qeverisë për të ndryshuar prioritetet

(VIDEO) Rikonstuimi i Qeverisë për të ndryshuar prioritetet

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën do të dihen emrat e ministrave të ri. Gjatë një prononcimi televiziv, kryeministri theksoi se të martën mblidhet Komiteti Ekzekutiv i partisë dhe pas saj do të kumtohen vendimet dhe ndryshimet e resoreve në korrniza të rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë. Rikonstruimi tha ai, nuk po bëhet vetëm për shkak të rezultateve të arritura deri më tani, por edhe për shkak të, siç tha ai, por edhe për të ndryshuar prioritetet.

Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nuk janë vetëm rezultatet që kanë rëndësi, nëse ishin të mira apo jo mjaftueshëm të mira ose ndoshta nuk kishte fare rezultate, ndonjëherë rikonstruimi bëhet sepse ndryshojnë prioritetet. Ndoshta ato prioritete kishin një formë dy vjet më parë, dy vjet më vonë kanë një formë tjetër. Dhe është logjike që partnerët e koalicionit qeveritar pas këtyre dy viteve kristalizojnë prioritetet e tyre dhe ku mund të kontribuojnë më shumë”.

I pyetur nëse do të përfshihet në rikonstruimin e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, nuk dha përgjigje konkrete, vetëm theksoi se angazhimi i tij nuk është i lidhur me funksionin që e ushtron, por me dëshirën për të kontribuar në shoqëri.

Sinkron: Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

“Unë nuk e kam karrierën time me funksion politik dhe nuk besoj se do ta mbaroj karrierën me funksion politik, sepse kjo nuk është e shëndetshme fillimisht për mua dhe së dyti për infrastrukturën politike në vend, të keni një person i cili me vite do të jenë në funksion politik. Kjo nuk është e shëndetshme”.

Një vendim konkret nuk ka as për partinë Znam, që është brenda koalicionit qeverisës. Zëdhënësi Nikolla Memov nuk u përgjigj nëse rikonstruimi do ta “merr” ministrin e tyre të Drejtësisë, por u shpreh se dy vite më parë ata nuk kanë kërkuar të hyjnë në Qeveri, por kanë qenë të ftuar nga VMRO.

Sinkron: Nikolla Memov, zëdhënës i ZNAM-it

“Ne kemi pasur disa takime në nivel liderësh dhe të grupet negociuese po punojnë në kontinuitet. Në tavolinë të gjitha temat janë të hapura. Nuk ka marrëveshje konkrete për asnjë çështje. Presim epilog nga mesi i javës”.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se negociatat për rikonstruimin e Qeverisë janë në fazën përfundimtare dhe se deri në fundjavë pritet të ketë një pasqyrë të qartë për përbërjen e re qeveritare.

Emine Ismaili Luzha/SHENJA/

MARKETING