Parashikimi i motit
Sot në Maqedoninë e Veriut moti do të karakterizohet me vranësira dhe reshje lokale shiu. Në disa pjesë të vendit pritet të fryjë erë e fuqishme nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 36 gradë Celsius.
Për nesër, moti do të ndikohet nga një aktivitet ciklonik me qendër në Turqi, i cili do të sjellë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erëra të fuqishme në disa zona të vendit.

