Taravari: VLEN-in nuk e pyet askush, nuk janë të njoftuar për asgjë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN-i nuk pyetet për asgjë dhe se nuk e dinë se çfarë ndodhë “nuk janë aty hiq”.
“S’janë pari hiq, nuk kanë informata se çfarë ndodh. Shikoni sulmi është mbrojtja më e mirë. Ato mund vetëm të sulmojnë. Unë nuk mund të them se gjatë kohës së BDI-së nuk ka patur ndikim Serbia ose Ballkani i Hapur. Ja BDI-në e dërguam në opozitë bashkë, dhe super e bëmë që BDI-në e kemi në opozitë, u bënë dy vje. Urdhëroni be burra veproni ju: BDI-ja e ka sjell Serbinë, nxjerrni ju largojeni nëse keni ndikim, unë e di se kush s’ju pyet”, ka deklaruar Taravari.

