(VIDEO) Nga nesër vendi nën ndikimin e një cikloni, shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
Një ciklon që vjen nga Turqia do të sjellë shi, breshër dhe bubullima në të gjithë territorin e Maqedoninë e Veriut.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se të martën dhe të mërkurën do të ketë vranësira të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi, bubullima dhe erë të përforcuar.
DPHM
“Lokalisht, proceset do të jenë më intensive, me reshje më të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit”.
Nga DPHM-ja sqarojnë se të enjten do të ketë paraqitje të izoluara të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa nga e premtja pason një periudhë me mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, kur temperaturat ditore kudo do të jenë mbi 30 gradë Celsius.
Në Shkup, gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë moti i ngrohtë, por në orët e pasdites në disa pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi, bubullima dhe erë të përforcuar veriore, të cilat përkohësisht mund të marrin formën e një stuhie. DPHM rekomandon që në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike -rrufeve, të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara. /SHENJA/

