Rezultatet kryesore të Samitit në Zvicër mbi bisedimet Iran-SHBA
Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së në Samitin pranë Liqenit të Luzernit, takimi i parë i Komitetit të Nivelit të Lartë, në Burgenstock të Zvicrës, përfunduan sot herët, me marrëveshjet mbi disa mekanizma që synojnë avancimin e negociatave drejt një marrëveshjeje përfundimtare sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit, transmeton Anadolu.
Takimi u mbajt nën ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit, të cilët thanë se bisedimet u zhvilluan në një “atmosferë pozitive dhe konstruktive” dhe prodhuan “progres inkurajues”.
Ja çfarë duhet të dini për rezultatet kryesore të bisedimeve, sipas deklaratës së përbashkët të ndërmjetësuesve:
1- Komiteti i Nivelit të Lartë
Një “Komision i Nivelit të Lartë” u krijua për të ofruar mbikëqyrje politike të procesit të ndërmjetësimit.
2 – Grupet e punës
Kryenegociatorët amerikanë dhe iranianë do të udhëheqin grupet e punës të fokusuara në:
• Çështjet bërthamore
• Sanksionet
• Monitorimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
• Çështjet tjera të lidhura me zbatimin
3 – Udhërrëfyesi 60-ditor
Duke u bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, palët ranë dakord për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, duke hedhur themelet për negociatat e menjëhershme teknike.
4 – Bisedimet teknike
Bisedimet teknike do të vazhdojnë për pjesën e mbetur të javës në Burgenstock për të gjitha çështjet e pazgjidhura.
5 – Ngushtica e Hormuzit
U krijua një kanal komunikimi për të parandaluar “incidentet dhe keqkomunikimin” dhe për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit.
6 – Libani “celula e de-konfliktit”
Palët ranë dakord të krijonin një “celulë de-konflikti”, që përfshin Libanin dhe të lehtësuar nga ndërmjetësit, për të monitoruar respektimin e ndërprerjes së operacioneve ushtarake në Liban sipas memorandumit.
7 – Angazhimi i ndërmjetësit
Katari dhe Pakistani thanë se do të vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur një “atmosferë konstruktive” dhe për të mbështetur përparimin drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

