(VIDEO) Mushkonjat shqetësojnë banorët e Çairit

(VIDEO) Mushkonjat shqetësojnë banorët e Çairit

 

Me rritjen e temperaturave dhe mungesën e ndërhyrjeve të rregullta sanitare, disa blloqe ndërtesash në Fushë Tophanë, kryesisht adresa Metodija Mitevski, po përballen me një problem që banorët e cilësojnë gjithnjë e më shqetësues. Rrugët, oborret dhe hyrjet e ndërtesave si dhe hapësirat brenda shtëpive, janë kthyer në zona ku prania e insekteve është shtuar ndjeshëm, duke vështirësuar higjienën në jetesën e përditshme. Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente, përpara se situata të përkeqësohet edhe më tej.

Qytetar

Dezinfektim rregullisht duhet, së paku 2, deri në 3 herë në javë. Nëse atë se bëjnë atëherë normal që paraqiten. Po prej komunës presim më mirë, gjithëher presim, shpresojmë po sa realizohet ajo do të shihet. Mendoj se e kemi kryetarin tash edhe në qeveri edhe kryetar. Po besojmë siç kemi besu deri tash, por ta shohim se çfarë do të bëhet”.

Qytetare

Shiko, tash është sezona e insekteve edhe prej asaj nuk kemi ku të shkojmë, patjetër do të përballohet. Oo bash nuk pres hiq prej askujt, ashtu jam demoralizu. Po, po ajo dihet se duhet se ajo është shneti jonë, po për shëndetin tonë askush nuk interesohet”.

Qytetare

Unë jetoj këtu, vendi është me shumë drunjë që është gjë e bukur, kemi zogj dhe lloje të ndryshme kafshësh, por është rritur numri i insekteve, mushkonjave dhe mizave. Krahasuar me shumë vite më parë, këto miza dhe mushkonja tani janë më agresive dhe shumë më të mëdha, dhe duhet të ndërmerret diçka. Ka edhe insekte të tjera si milingonat dhe buburrecat. Është bërë spërkatje nga shërbimet shtëpiake, por vetëm në hapësirat e bodrumeve, jo më lart. Duke qenë se kjo është një hapësirë e madhe, duhet që komuna të ndërmarrë masa, të bëjë dezinsektim dhe deratizim të plotë, ose spërkatje kundër mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë, çfarëdo që është e nevojshme.”

Ndërkohë që banorët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për shtimin e insekteve në këtë zonë, nga Komuna e Çairit thonë se kompetencat institucionale lidhur me këtë çështje i ka Qyteti i Shkupit dhe realizohen sipas programit të tyre në të gjitha komunat.

Komuna e Çairit

Trajtimet kundër insekteve, përfshirë dezinsektimin dhe aktivitetet e ngjashme, janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe realizohen sipas programit të tyre në të gjitha komunat e qytetit. Komuna e Çairit mbetet në komunikim me institucionet kompetente dhe përcjell shqetësimet e qytetarëve, ndërsa u bën thirrje banorëve të raportojnë çdo problematikë të evidentuar, me qëllim që ajo të adresohet tek institucionet përgjegjëse”.

Ndërkohë që banorët vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre për shtimin e insekteve në këtë pjesë të Fushë Tophanës, ata presin që institucionet kompetente të ndërmarrin masa konkrete sa më shpejtë, sepse problemi, sipas tyre, po ndikon drejtpërdrejt në jetesën e përditshme dhe kushtet higjienike në lagje.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING