Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, i shoqëruar me vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, nga fillimi i javës së punës në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillimin e vranësirave të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.

MARKETING