(VIDEO) Aktakuzë kundër vrasësit serik 25-vjeçar

(VIDEO) Aktakuzë kundër vrasësit serik 25-vjeçar

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur aktakuzë kundër vrasësit serik nga Nagoriçani i Vjetër, i cili dyshohet se ka kryer katër vrasje me paramendim dhe dy tentativa vrasjeje të së njëjtës formë të kualifikuar. Sipas ekspertizave të kryera gjatë hetimit, 25 vjeçari i kreu veprimet për motive të tjera të ulëta, përkatësisht me qëllimin për të kënaqur pasionet e tij seksuale ndaj trupave të vdekur femra.

Gjatë hetimit, prokuroria ka zbuluar se, natën midis 05.01.2025 dhe 06.01.2025 në fshatin Kleçovcë, ai me dashje ia mori jetën një gruaje të moshuar dhe të pafuqishme. Ai hyri në shtëpinë e saj dhe ndërsa ajo flinte në shtrat, e sulmoi fizikisht dhe filloi ta mbyste me dhunë. Gruaja vdiq nga frakturat dhe lëndimet e shumta që e pengonin të merrte frymë.

Prokuroria Themelore e Kumanovës

Në një periudhë kohore të paspecifikuar midis 05.06.2025 dhe 07.06.2025 në fshatin Dragomancë, ai vrau me dashje një grua tjetër në një mënyrë të ngjashme. Incidenti i tretë u regjistrua më 22.07.2025 në fshatin Çelopek, ku ai u përpoq të vriste një grua e cila arriti ta frikësonte duke e thirrur djalin e saj, kështu që i pandehuri iku. Në orët e mbrëmjes midis 17.01.2026 dhe 18.01.2026 në fshatin Nagoriçan i Vjetër, i pandehuri vrau me dashje një grua që ishte më e re në moshë, por të cilën e dinte gjithashtu se ishte vetëm”.

Vrasja e katër, sipas të dhënave të prokurisë, ka ndodhur në fshatin Çelopek, në orët e mbrëmjes midis datave 05.02.2026 dhe 06.02.2026, ku i pandehuri i mori jetën një viktime tjetër të moshuar dhe të pafuqishme. Ndërkaq, ngjarja e fundit e regjistruar ishte më 09.02.2026 në fshatin Çelopek, ku ai qëllimisht u përpoq t’i merrte jetën një gruaje tjetër, por u frikësua nga një zhurmë që dëgjoi dhe iku para se ta realizonte qëllimin e tij.

Njëzet e pesë vjeçari T. B. nga fshati Malotinë në komunën e Nagoriçanit të Vjetër u arrestua më 13 shkurt të këtij viti si i dyshuar për vrasjen e një banores 78-vjeçare të fshatit Çellopek. Më pas, prokuroria zgjeroi hetimin edhe për katër krime të tjera të rënda. Prokurori Ljubomir Llape, tha pas zgjerimit të hetimit se, se ky është rasti i parë i regjistruar i një vrasësi serik në vend, me elementë të femicidit.

Ndërkaq, pas ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Publike i kërkoi Gjykatës Themelore në Kumanovë zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin. /SHENJA/

 

MARKETING