Ukraina ka nisur sulmin më të madh ndaj Moskës në dy vjet, thotë Rusia
Ukraina ka nisur të enjten ofensivën e saj më të madhe me dronë në Moskë në dy vjet, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Sulmet kanë dëmtuar infrastrukturën, kanë shkaktuar zjarre që kanë krijuar mbeturina në zona në të gjithë rajonin e kryeqytetit.
Mbrojtja ajrore sipas njoftimit ka rrëzuar 194 dronë që shkonin drejt kryeqytetit rus në vetëm tetë orë, sipas kryetarit të bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.
Fluturimet në të gjitha aeroportet kryesore të Moskës janë pezulluar përkohësisht të enjten, ka raportuar Reuters, duke cituar agjencinë ruse të aviacionit.
Kiev ka rritur shënjestrimin e infrastrukturës energjetike ruse në sulme me rreze të gjatë në javët e fundit, dhe ofensiva e natës ka ardhur ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në Bruksel për takime me udhëheqësin e NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes nga Britania dhe Gjermania.
Disa dronë kanë goditur të enjten rafinerinë e Naftës në Moskë në rrethin juglindor të Kapotnyas, ka thënë Sobyanin në Telegram, sipas Reuters – hera e dytë që ajo është sulmuar vetëm këtë javë, pasi u godit më herët të martën.
Një pallat apartamentesh në Zhukovsky, jashtë Moskës, është goditur gjithashtu nga një dron, sipas TASS, duke cituar guvernatorin rajonal të Moskës, Andrey Vorobyov.
Liderët e G7-s të cilët janë takuar këtë javë në Francë në një samit tre-ditor, janë zotuar përmes një deklarate të përbashkët për mbështetje të palëkundur për Ukrainën.
Ato madje, janë pajtuar që të shtojnë presionin ekonomik ndaj Rusisë.

