Presidenti turk dhe shefi i OKB-së diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale në një bisedë telefonike

Presidenti turk dhe shefi i OKB-së diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale në një bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të publikuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë tha se Erdogan i ka thënë Guterresit se Turqia po punon për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në Iran, Gaza dhe Bririn e Afrikës.

Ai tha se mundësia diplomatike për zgjidhjen e çështjeve midis SHBA-së dhe Iranit duhet të shfrytëzohet mirë, duke shtuar se komunitetit ndwrkombwtar ka përgjegjësi për të parandaluar sabotimin e këtij procesi.

Erdogan gjithashtu theksoi se vazhdimi efektiv i aktiviteteve të misioneve të OKB-së në Siri është i rëndësishëm dhe se Turqia do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Sipas drejtorisë, gjatë bisedës u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në ishullin e Qipros, si dhe situata humanitare në Gaza dhe Liban.

MARKETING