Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor drejt fazës finale

Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor drejt fazës finale

Grupi i Punës për Reformën e Legjislacionit Zgjedhor mbajti sot seancën e tetë, ku u diskutuan çështjet e mbetura lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve që më herët kishin paraqitur propozime dhe rekomandime për reformën zgjedhore. Ata patën mundësinë të shpjegonin më hollësisht propozimet e tyre dhe të përgjigjeshin në pyetjet e anëtarëve të Grupit të Punës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, zgjidhjet e dakorduara do të përfshihen javën e ardhshme në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Më pas, dokumenti do t’u dërgohet anëtarëve të Grupit të Punës për komente dhe sugjerime të tjera të mundshme.

MARKETING