(VIDEO) Debat në Shenja, Ligji për Përfaqësim të Drejtë, “fluskë sapuni” apo garanci?!

(VIDEO) Debat në Shenja, Ligji për Përfaqësim të Drejtë, “fluskë sapuni” apo garanci?!

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ilir Hasani, ka kritikuar ashpër propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë duke e cilësuar atë si një “fluskë” dhe “letër të zbrazët”. Hasani ishte i ftuar në emisionin“Debat në Shenja”, ku theksoi se gjatë kërkesës së tij që ligji të hiqej nga rendi i ditës, e kishte quajtur atë “fluskë”, pasi sipas tij, një fluskë shkrihet dhe nuk mbetet asgjë prej saj. Ai poashtu ka vlerësuar se propozim-ligji nuk sjell përmbajtje konkrete dhe se është hartuar në mënyrë që të ruhet me masa nga ana e koalicionit VLEN, pa përfshirë opozitën në proces.

ILIR HASANI-DEPUTET I BDI-së

Në kërkesën time që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, por përfat të keq ajo kërkesa ime që propozim ligji të tërhiqet nga rendi i ditës nuk kaloi, e quajta fluskë, meqë fluska shkrihet pak në qoftëse nxehet situata fluska e borës shkrihet dhe nuk mbetet asgjë. E quajta letër e zbrazët sepse në këtë propozim ligj, i cili një periudhë të gjatë kohore është mbrojtur me masa sigurie maksimale nga ana e VLEN-it e le më që të integrohet opozita.”

Sipas Hasanit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shkaktuar dëme të mëdha lidhur me këtë çështje dhe më pas është larguar nga procesi për në Belgjikë. Ai gjithashtu theksoi se pas asaj nuk kanë mekanizma mbrojtës, nëse përfaqësuesit e institucioneve e thyejn një rregull që nuk ekziston.

Ndërkaq Zëvendësministri i Mbrojtjes nga Koalicioni VLEN, Admir Shabani tha se Ligji për Përfaqësim të Drejtë përmban mekanizma mbrojtës që do të garantojnë zbatimin e tij në praktikë. Sipas Shabanit, këta mekanizma do të jenë plani i punësimit dhe metodologjia mbi bazën e së cilës do të përcaktohen punësimet në institucionet shtetërore.

ADMIR SHABANI-ZËVENDËSMINISTËR I MBROJTJES

Cilat janë mekanizmat që do ta garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në këtë ligj, janë pikërisht plani për punësim i cili do të bëhet apo pro këtij ligji dhe metodologjia e cila do të bëhet në afat të caktuar kohor pasi të hyjë në fuqi ky ligj dhe në bazë të së cilës do të përcaktohet edhe punësimet por prap fokus kryesor do të mbetet profesionalizmi dhe kompetencat të cilat do t’i kenë kadidatët”.

Shabani poashtu ka theksuar se qëllimi i ligjit është të sigurojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke ruajtur njëkohësisht kriterin e profesionalizmit në procesin e punësimit. /SHENJA/

 

MARKETING