Pse BDI nuk e mbështet Ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë? Përgjigjet Ilir Hasani

Pse BDI nuk e mbështet Ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë? Përgjigjet Ilir Hasani

I ftuar në emisionin“Debat në Shenja”, përfaqësuesi i BDI-së, Ilir Hasani, ka kritikuar ashpër propozim-ligjin që ishte paraparë të kalonte në lexim të parë, duke e cilësuar atë si një “fluskë” dhe “letër të zbrazët”.

Hasani tha se gjatë kërkesës së tij që ligji të hiqej nga rendi i ditës, e kishte quajtur atë “fluskë”, pasi sipas tij, një fluskë shkrihet dhe nuk mbetet asgjë prej saj. Ai vlerësoi se propozim-ligji nuk sjell përmbajtje konkrete dhe se është hartuar në mënyrë që të ruhet me masa nga ana e koalicionit VLEN, pa përfshirë opozitën në proces.

Sipas Hasanit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shkaktuar dëme të mëdha lidhur me këtë çështje dhe më pas është larguar nga procesi për në Bruksel. Ai theksoi se pas disa muajsh pritjeje, më në fund është publikuar versioni final i ligjit, i cili sot duhej të kalonte në lexim të parë në Kuvend.

“Në kërkesën time që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, e quajta fluskë, meqë fluska shkrihet dhe nuk mbetet asgjë. E quajte letë e zbrazët sepse në ktë propozim ligj, sepse është ruajtur me masa nga ana e VLEN e le më tëpërfshihet opozita. Arben Fetai bëri dëm të madh dhe u largua. Prej disa muajve, më në fund e pamë versioni final, i cili sot duhet të kalonte në lexim të parë. Nuk ke formë për të vlerësuar, se sa duhet të punësohen në një institucion. Pas asaj nuk kemi mekanizma mbrojtës, nëse përfaqësuesit e institucioneve e then një rregull që nuk ekziston”, deklaroi Hasani.

MARKETING