(VIDEO) Javën e ardhshme nisin bisedimet për rikonsturimin e Qeverisë
Ka kohë që përflitet për ndryshime të kuadrove, për emra që do të largohen dhe që do të plotësohen në postet qeveritare, megjithatë ky proces duket se tani ka hyrë ne fazë serioze. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se javën e ardhshme do të nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë me partnerët e koalicionit.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Fillimisht duam të shohim vizionet e tyre dhe të shohim nëse ai vizion përputhet dhe më pas mund të flasim për zgjidhje kadrovike”.
Lidhur me freskimet kadrovike në VMRO-DPMNE, ai njoftoi se në seancat e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, janë marrë vendime për tre anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarë të mbi 30 komiteteve komunale.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ristrukturimi në nivelin e komiteteve komunale dhe strukturës së partisë ka përfunduar. Bëhet fjalë për tridhjetë përqind njerëz të rinj që tani po marrin mundësinë të tregojnë, të punojnë, jo vetëm për partinë, por më e rëndësishmja të punojnë për shtetin. Pra, kështu mbeten edhe disa finesa të vogla për t’u rënë dakord javën e ardhshme dhe pres që këto finesa të vogla të harmonizohen”.
I pyetur se kur mund të ketë zgjedhje parlamentare, Mickoski tha se ata po hyjnë në pjesën e dytë të mandatit dhe është e logjikshme që të mendohet për zgjedhje. Opsioni i preferuar sipas tij do të ishte të ketë zgjedhje të rregullta dhe jo të parakohshme.
Emine Ismaili /SHENJA/

