Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 46-të

Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 46-të

Islanda është shpallur sërish vendi më i sigurt dhe më paqësor në botë, duke mbajtur këtë pozicion për të 19-in vit radhazi, sipas Indeksit Global të Paqes.

Raporti, i përgatitur nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, analizon 163 vende të botës bazuar në faktorë si siguria, niveli i dhunës, konfliktet dhe shpenzimet ushtarake.

Sipas renditjes së këtij viti, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 46-të.

Pas Islandës, në mesin e vendeve më paqësore renditen Zelanda e Re, Zvicra, Sllovenia, Irlanda, Austria, Portugalia, Singapori, Finlanda dhe Japonia.

Raporti vëren se niveli i paqes është përkeqësuar në 99 vende të botës, por vendet që renditen në krye vazhdojnë të dallohen për siguri të lartë, institucione të qëndrueshme dhe cilësi të mirë jetese.

MARKETING