(VIDEO) Nesër dokumentari “Më çoni në qafë të botës të shoh Çamërinë!”

(VIDEO) Nesër dokumentari “Më çoni në qafë të botës të shoh Çamërinë!”

Në kuadër të Muajit të Çamërisë, Shoqata Kulturore “Vizioni M” në bashkëpunim me Fondacionin Çanëria “Hasan Tahsini” shfaq në Shkup premierën e filmit “Më çoni në Qafë të Botës të shoh ÇAMËRINË!”

Filmi i bazuar në ngjarje të vërteta flet për një të moshuar e cila në fëmijërinë e saj u ka mbijetuar masakrave dhe gjenocidit grek mbi popullësinë çame dhe e cila ka mall për vendlindjen e saj.

Kujtojmë se të mbijetuarit e gjenocidit grek nuk kishin dhe nuk kanë leje nga autoritetet greke të kthehen as si turistë të vizitojnë vendlindjet e tyre.

Kështu, filmi paraqet një të moshuar e cila u kërkon fëmijëve, nipërve dhe mbesave që të paktën të vizitojë Qafë Botën, aktualisht pikë kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pikë nëpër të cilën kanë kaluar çamët që i mbijetuan gjenocidit.

Në Qafë të Botës, personazhi përjeton një udhëtim emocional nëpër kujtesën e Çamërisë, duke rikujtuar fëmijërinë e saj, prindërit, përrallat e gjyshes, traditat e dasmat, e deri te shtëpia, sheshi dhe kroi i fshatit.

Një rrëfim njerëzor dhe historik për mallin, kujtesën dhe lidhjen e pashkëputshme me vendlindjen, filmi është në regji të Pandeli Çeços dhe nën skenarin e diplomatit Luan Rama.

Filmi do të shfaqet nesër, në ora 18:00 në Hotel Bushi.

Pas filmit, është paraparë një debat mbi Çamërinë me skenaristin dhe diplomatin Luan Rama, si dhe kryetarin e Fondacionit Çanëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliun. /SHENJA/

MARKETING