Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike mund të ulet prej 5 deri në 10%

Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike mund të ulet prej 5 deri në 10%

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se qeveria po përgatit një portofol konsumator për energjinë elektrike, i cili duhet të harmonizohet me EVN Home dhe prodhuesin shtetëror EMV. Ai paralajmëroi se gjatë kësaj ose javës së ardhshme do të mbahet një takim i përbashkët pune, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohet një çmim mesatar i energjisë elektrike 5 deri në 10 për qind më i ulët se ai aktual.
“Këtë javë ose javën tjetër do të kemi një takim pune, në thelb për mënyrën se si blihet energjia elektrike në treg. Në rastin e furnizuesit universal, shpërndarësi, domethënë furnizuesi i energjisë elektrike EVN Home, publikon një tender në fund të vitit për të gjithë vitin pasardhës. Pra, tani po përgatisim praktikisht të gjithë treguesit në mënyrë që ata të mund të nxjerrin tenderin në fund të vitit dhe të sigurojnë, për vitin e ardhshëm, atë që mund të jetë një nga rastet e pakta, nëse jo i vetmi, në Evropë, ku qytetarët do të përfitonin deri në 5% çmim më të ulët, ndoshta më shumë, ulje të çmimit të energjisë elektrike”, ka deklaruar Mickoski.

MARKETING