Të shtëna me armë zjarri në Shishovë të Shkupit, MPB jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Shishovë të Shkupit, MPB jep detaje

Një 43-vjeçar nga fshati Shishovë i rajonit të Shkupit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një bashkëfshatari, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e veshit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar sot rreth orës 16:10 nga I.Sh., i cili ka raportuar se në hyrje të fshatit ishte sulmuar nga G.A. (43).

Nga hetimet fillestare rezulton se G.A. dhe një person tjetër me inicialet S.A., të dy nga Shishova, e kanë ndaluar ankuesin, ndërsa më pas G.A. ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të tij. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndim në zonën e veshit.

Pas marrjes së denoncimit dhe ndërmarrjes së veprimeve operative, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjorçe Petrov kanë arrestuar të dyshuarin.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas dokumentimit të tij ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

MARKETING