(VIDEO) Hapet qendra e parë e këshillimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë

(VIDEO) Hapet qendra e parë e këshillimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve po merr vëmendje më të madhe institucionale. Në Institutin e Shëndetit Publik sot u inaugurua qendra e parë nacionale ditore për shëndet mendor, e cila do të ofrojë shërbime dhe mbështetje profesionale për fëmijët dhe adoleshentët në nivel shtetëror. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të standardeve europiane në sistemin shëndetësor.

Azir Aliu, ministër i shëndetësisë

Sot për fëmijët dhe për adoleshëntët kemi qendrën e parë nacionale në nivel të shtetit, që do të menaxhohet nga institucioni dhe që do të ketë shërbime për të gjithë qytetarët. Por gjithashtu në laboratorin mikrobiologjik futëm në përdorim një aparat i cili kushton 15 milion denarë dhe i cili do të japë shërbime të cilët janë me standarte europiane, por gjithashtu për fat të keq prej sot është në funksion edhe një aparat tjetër i cili kushton 11 milion denarë dhe i cili me vite nuk ka qenë në funksion të institutit për shëndet publik”.

Ndërkaq drejtoresha e institutit Marija Andonovska, shpreh përgëzime për hapjen e kësaj qendre si dhe shton se qëllimi i kësaj qendre është që profesionistë të specializuar të punojnë me fëmijë, adoleshentë, prindër dhe mësimdhënës për tejkalimin e sfidave emocionale, familjare dhe shkollore.

Marija Andonovska, drejtoresha e institutit të shëndetit

Sot patëm nderin që së bashku me mysafirët ta hapim për herë të parë këshillimoren psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë, e cila është e vetmja e këtij lloji në shtet. Qëllimi është që profesionistë të specializuar të punojnë me fëmijë, adoleshentë, prindër dhe mësimdhënës për tejkalimin e sfidave emocionale, familjare dhe shkollore. Do të zhvillohen biseda dhe do të jepen udhëzime”.

Shërbimet do të jenë të qasshme përmes rekomandimit nga mjeku amë dhe sistemit “Termini Im”, duke u mundësuar qytetarëve të marrin mbështetje psikologjike në kuadër të shëndetësisë publike.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING