(VIDEO) Rruga Saraj-Rashçe është kthyer në deponi
Kjo është fotografia që në përditshmëri e shohin qytetarët e Komunës së Sarajit të cilët për nevojat e tyre udhëtojnë në rrugën që e lidh Sarajin me fshatin Rashçe.
Se kur dhe si do të zgjidhet ky problem Tv Shenja e pyeti kreun e Komunës Muhamed Elmazi, i cili tha se komuna nuk qëndron duarkryq dhe punon në vazhdimsi për menjanimin e këtij problemi.
Tha se në bashkëpunim me policinë ndërmerren edhe masa ndëshkuese për të gjithë ato që hedhin mbeturina në hapsira publike.
MUHAMED ELMAZI – KRYETAR I SARAJIT
“Inspektorati komunal dhe ai i qytetit të Shkupit bëjnë punën e tyre për çdo ditë dhe ka raste të cilat janë të denoncuara, ka raste të cilat kanë përfunduar në polici, ka mjete dhe makineri të cilat i ka sekuestruar policia”.
Duke marrë parasysh se është zonë industriale, Elmazi jep një sihariq duke thënë se ndërtimi i objekteve për industri të lehtë që pritet të fillojë së shpejti në këtë zonë do të zhdukte mbeturinat dhe ky problem do ti takojë të së kaluarës.
MUHAMED ELMAZI – KRYETAR I SARAJIT
“Sihariqi më i madhë i kësaj pjese është se për shpejt kohë fillohet ajo pjesë sepse është zonë industriale, e kategorisë për industri të lehtë dhe të gjithë ato investitorë që kanë toka private për shpejt kohë do të fillojnë me ndërtime dhe kjo do ti takojë të kaluarës”.
Kjo nuk është hera e parë që TV Shenja raporton për problemin me deponitë ilegale në Saraj dhe jo vetëm. Për deponitë ilegale, javë më parë foli në Debat në Shenja edhe ministri i ambientit dhe planifikimit hapsinorë, Muhamed Hoxha, i cili deklaroi se zgjidhja e këtij problemi janë qendrat rajonale për grumbullimin e mbeturinave.
Mevludin Imeri /SHENJA/

