Komuna e Tetovës vendosi transport falas për banorët e Brodecit, Veshallës dhe Bozovcës

Komuna e Tetovës vendosi transport falas për banorët e Brodecit, Veshallës dhe Bozovcës

Komuna e Tetovës njofton se nga sot është vënë në funksion linja e re e transportit publik falas për banorët e fshatrave Brodec, Veshallë dhe Bozovcë.

“Orari i qarkullimit të linjës është: Nisja nga Bozovca në ora 07:00, nisja nga Tetova në ora 17:30. Vendosja e këtij shërbimi përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, në mbështetjen e familjeve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore. Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe forcojnë lidhjen mes vendbanimeve të Malësisë dhe qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.

MARKETING