Mbi 14.500 maturantë sot i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore
Më shumë se 14.500 maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin e maturës dhe sot do të kenë provimin e parë ekstern, i cili është zgjedhor për kandidatët. Provimin e detyrueshëm ekstern (gjuhë amtare dhe letërsi) maturantët do ta japin më 11 përkatësisht 12 qershor.
Në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm, këtë vit për herë të parë po jepen tre lloje provimesh të maturës sipas llojit të arsimit – matura shtetërore, matura shtetërore profesionale dhe matura shtetërore artistike.
Për zhvillimin e procesit do të angazhohen rreth 2.500 testues dhe 200 vëzhgues. Gjatë provimeve ndalohet përdorimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve të tjera elektronike.

