LAMM: Komunikacioni pa pengesa, kujdes në akset me rrezik nga rrëshqitjet e dheut.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të favorshme, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk regjistrohen pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi në anën e Maqedonisë së Veriut.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut.
Kjo rekomandim vlen sidomos për akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

