Protestë në Prishtinë në mbrojtje të gjuhës shqipe në RMV

Protestë në Prishtinë në mbrojtje të gjuhës shqipe në RMV

Sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, mbahet protestë në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Protesta zhvillohet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, nën moton Gjuha shqipe është e drejtë, jo privilegj.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë tubim pritet të marrin pjesë studentë, aktivistë dhe qytetarë që duan të shprehin solidaritetin e tyre.

Qëllimi i protestës është ngritja e zërit për barazi dhe respektim të plotë të gjuhës shqipe në institucione, si dhe mbështetje për studentët që kanë ngritur këto kërkesa.

MARKETING