MPB: Për 24 orë janë ndaluar 11 persona për posedim të lëndëve narkotike
MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit janë privuar nga liria 11 persona në të gjithë territorin e shtetit, pasi tek ta është gjetur drogë.
“Më 04/05.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.B. (21), J.R. (24), L.M. (22) dhe G.M. (52), të gjithë nga Shkupi, si dhe H.Q. (36) dhe T.K. (36) nga Gjermania, pasi tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuanë”.
“Më 04.06.2026 në orën 07:20, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria J.M. (39) nga fsh. Kaluxhericë, rrethina e Radovishit. Gjatë kontrollit të një automjeti transportues të markës “Volvo” me targa të Radovishit dhe me gjysmërimorkio, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e automjetit ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.
“Më 04.06.2026 në Pikën Kufitare Deve Bair, nëpunës policorë e privuan nga liria R.K.R.A. (38) nga Peruja. Gjatë kontrollit në autobusin me të cilin udhëtonte si pasagjer, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe letërza për mbështjelljen e cigareve (rizlla)”.
“Më 04.06.2026 në orën 20:50, në kryqëzimin e rrugës “172” me rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria A.S. (26), A.I. (20) dhe A.V. (21), të gjithë nga fshati Pallçishtë e Poshtme, rajoni i Tetovës, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një thërrmuese”, thonë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatës, shtojnë nga MPB.

