Mexhiti: Arben Fetai do të merr pozitë të re, përfaqësues special në Bruksel
Kryetari i komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi sot se Arben Fetai, pas dorëheqjes nga posti i zv/kryeministrit për korrupsion, do të shkojë në Bruksel, ku do të jetë përfaqësues special i Qeverisë.
“Dha dorëheqje për t’u emëruar përfaqësues special në Bruksel, dmth për të marrë pozitë të re”, tha Mexhiti, i cili shtoi se për rikonstriumin e qeverisë partnerët e koalicionit parimisht janë marrë vesh, por që ende nuk janë ulur të bisedojnë rreth “parimeve, resoreve”.

