(VIDEO) Qeveria refuzon mesazhin e Costës, kërkon reciprocitet nga Bullgaria

(VIDEO) Qeveria refuzon mesazhin e Costës, kërkon reciprocitet nga Bullgaria

 

Kryeministri Hristian Mickoski nuk pret që Sofija zyrtare të ndryshojë qëndrim sa i përket Maqedonisë për më tepër që Qeveria e re politike në Bullgari, sipas Mickoskit aktualisht është në “muaj mjalti”. Sipas Mickoskit, Bullgaria i krijon qëllimisht këto probleme për të krijuar një pasqyrim se kinse ata po i mbrojnë interest e veta kombëtare.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Unë nuk pres që Sofja të ndryshojë qëndrim, veçanërisht tani kur Qeveria e re, politike atje është në ‘muaj mjalti’. Ata janë në gjendje të krijojnë dhe të ngrenë çështje e pyetje të tilla, për të bërë praktikisht një transmetim të çështjeve të tyre të brendshme dhe për tu shfaqur më pastaj si njerëz që mbrojnë interesat e tyre”.

Kreu i Qeverisë shton se edhe presidenti i Këshillit Europian e konfirmoi se Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet e saja. Për kryeministrin, është pak e rëndësishme që Sofja nuk do të ndryshojë qëndrim, por e rëndësishme sipas tij është që Maqedonia e Veriut do të jetë fitues në këtë aspeкt për shkak të argumenteve të fuqishme.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Do të fitojmë si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Argumentet tona tani janë të fuqishme, të qarta dhe të sakta. Ne vazhdojmë të zbatojmë agjendën e reformave. Kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes plotësisht të harmonizuar me Bashkimi Evropian. Kjo qeveri nuk do të hyjë kurrë në një proces pa pasur paraprakisht një plan të qartë dhe të përcaktuar saktësisht”.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Mickoski dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së zotohen se nuk do të futen në rrugën e ndryshimeve kushtetuese pa marrë garancione nga Bashkimi Europian, se nuk do të ketë bllokada të reja.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING