(VIDEO) Nesër hapet panairi shqip te “Sheshi Skënderbeu”

(VIDEO) Nesër hapet panairi shqip te “Sheshi Skënderbeu”

55 shtëpi botuese shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga nesër do të vendosin tendat e tyre në sheshin Skenderbeu në Çair ku për katër ditë do të zhvillohet panairi mbarë shqiptarë.

Kryetari i këshillit të Komunës së Çairit, komunë e cila e organizon këtë ngjarje, tha se synimi është që kjo të mos mbetet vetëm organizim i thjeshtë, po të kthehet në traditë dhe që panairi i librit shqip, të organizohet në Shkup për çdo vit.

MUHAMED MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL 2,08

Synimi ynë edhe si komunë e Çairit dhe si bashkëorganizator me institutin është që panairi të bëhet tradicional. Është hera e parë dhe ne kemi bindje që nuk do të jetë i fundit, por do të marrë frymën e një karakteri tradicional”.

Drejtoresha ekzekutive e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi si bashkë-organizatorë, panairin shqiptar në Shkup, e cilësoi si një nga ngjarjet më të rëndësishme. Tha se në këtë panair, do të marrin pjesë shtëpitë më të mëdha botuese ndër-shqiptare.

IRENA TOÇI, DREJTORESHË E INSTITUTIT TË LIBRIT DHE PROMOCIONIT

Do të zhvillohen gjatë këtij panairi, gjatë tre ditëve të panairit shumë aktivitete çdo ditë do të ketë në çdo orë nga një aktivitet, duke filluar nga dita e nesërme pas ceremonisë së hapjes që do të jetë në ora 11. Do të vazhdohet me aktivitete dhe prezantime të librave të rinjë të autorëve shqiptar nga gjitha trevat shqiptare të rajonit… Përveç të gjitha aktiviteteve kulturore që i japin këtij panairi, karakterin e një festivali do të mbahet në ditën e fundit të panairit, edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve letrare të panairit”.

Fatmir Toçi, drejtor i shtëpisë botuese “TOENA nga ana tjetër tha se panairi nuk do të jetë thjeshtë një dyqan në të cilën shiten e blehen libra, por një festë libri me ftesë dhe synim që lexuesin ta ofrojë edhe më shumë tek libri.

FATMIR TOÇI, DREJTOR I SHTËPISË BOTUESE “TOENA

Hera e parë besoj që në Shkup vijnë botuesit më të spikatur që ka e gjithë bota shqiptare, për ta kthyer këtu në një festë libri me një ftesë për tu afruar tek libri dhe jo siç thuhet këtu tek ana juaj një shitore librash, për të shitur libra, por me një program të ngjeshur për të shpalosur para gjith botës fuqinë e madhe, që ka, bota shqiptare e librit”.

Organizatorët njoftuan se pas përfundimit, shtëpitë botuese që do të marrin pjesë në këtë panair, do të dhurojnë libra e tituj të ndryshëm për nevojat e bibliotekave shqipe në RMV. Sipas organizatorëve, kjo ngjarje e fut Shkupin, në hartën e organizimit të panaireve shqiptare, njejtë siç të tillë organizohen në Shqipëri e Kosovë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING