Prokuroria kërkon paraburgim për Stefan Bogoevin

Prokuroria kërkon paraburgim për Stefan Bogoevin

Zyra e Prokurorit Publik kërkon paraburgim për ish-drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, një ish-ndihmësdrejtor dhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët akuzohen për manipulim të një tenderi. Këtë pasdite, të dyshuarit u nxorën para gjyqtarit të procedurëa paraprake, pasi paraprakisht Prokuroria siguroi prova se Bogoev gjithashtu ka marrë ryshfet prej rreth 1,800 eurosh.

Ekziston dyshim i bazuar se në periudhën nga korriku 2023 deri në mars 2024, të dyshuarit kanë manipuluar procedurën për dhënien e kontratave të prokurimit publik për mirëmbajtjen e higjienës së jashtme në pikat kufitare dhe terminale, me ç’rast duke favorizuar një operator të caktuar ekonomik dhe duke kufizuar konkurrencën, i kanë mundësuar personit juridik të fitojë një përfitim të paligjshëm pasuror në shumë prej 18.479.692 denarësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas provave, Bogoev, si drejtor, dyshohet se ka ndikuar në zbatimin e procedurës së tenderit në favor të ofertuesit të përzgjedhur, ndërsa ndihmësdrejtori ka ndikuar në kompani të tjera që të marrin pjesë në procedurë.

MARKETING