(VIDEO) Bilalli-Zendeli: VLEN-it i pengoi vetëm prania e BDI-së në protestën e studentëve

(VIDEO) Bilalli-Zendeli: VLEN-it i pengoi vetëm prania e BDI-së në protestën e studentëve

Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar reagimet e koalicionit VLEN lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë në protestën e studentëve për Jurisprudencën, duke thënë se VLEN-it i ka penguar vetëm prania e përfaqësuesve të BDI-së. Sipas saj, në protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, por kjo nuk ka nxitur reagime nga VLEN-i. Në këtë emision Zendeli, kritikoi edhe qasjen e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, ndaj studentëve nga Shqipëria që kishin ardhur për të protestuar. Ajo tha se deklaratat e tij ndaj studentëve kanë qenë të papërshtatshme dhe kanë tejkaluar një reagim institucional.

ARTA BILALI-ZENDELI, NËNKRYETARE E BDI-SË

Më shqetësuese ishte fakti që zëvendëskryeministri i parë shkoi shumë më larg se vet kryeministri mori guximin edhe të ironizojë mos të them edhe të ofendojë studentët e Shqipërisë duke adresuar se nuk e dijnë se pse protestojnë. Në ndërkohë në kishim një solidarizim nga studentët e SHqipërisë që kishte munguar gjatë kohë në RMV. Zëvendëkryeministri i parë i cili është shqiptar, duheshte që të solidarizohet me ata student dhe ta ngrejë zërin që ata studentë të mos dërgohen ne Kumanovës, e jo të ironizojë më ata”.

Ndërkaq, Zendeli tha se VLEN ia atribuonë përgjegjësinë BDI-së për procese dhe çështje për të cilat, sipas saj, nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje. Sipas Zendelit, proceset demokratike duhet të avancohen vazhdimisht dhe nuk duhet të pengohen nga ndryshimet e pushtetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING