(VIDEO) Qeveria ndan 39 milionë euro për të mbështetur punësimin

(VIDEO) Qeveria ndan 39 milionë euro për të mbështetur punësimin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të fundit, ka miratuar Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2026, me të cilin sigurohen mbi 2,4 miliardë denarë, ose më shumë se 39 milionë euro, për të mbështetur punësimin, sipërmarrësinë dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Në konferencën e sotme për media, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Adnan Ejup, prezantuan masat dhe programet e parashikuara me Planin, i cili sivjet do të përfshijë më shumë se 10.000 qytetarë. Ministri Durmishi theksoi se Plani operativ paraqet një nga politikat më të rëndësishme ekonomike dhe sociale të Qeverisë, që synon krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e sipërmarrësisë dhe sigurimin e përfshirjes më të madhe të kategorive të rrezikuara të qytetarëve në tregun e punës.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS 04:34

Kjo dërgonë mesazh të qartë se shteti mbështet të rinjët, idet e tyre, frymën sipermarrëse të tyre. Në vend të shpërnguljes, ne u ofrojmë atyreve prespektivë, mbështetje dhe mundësi, që të rinjët të ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtëpi”.

Nga këto masa aktive, Durmishi njoftoi se mbi 10.000 qytetarë do të përfitojnë, mbi 40 milionë euro investim për vende të reja pune, grante deri në 615.000 denarë për të rinjtë që duan të hapin biznesin e tyre dhe mbështetje deri në 1,25 milion denarë për kompanitë që krijojnë vende të reja pune

Theks i veçantë në Planin operativ është vënë në zhvillimin e sipërmarrësisë dhe vetëpunësimit. Për këtë dedikim është parashikuar mbështetje për mbi 2.000 persona përmes masave të vetëpunësimit, duke përfshirë të rinjtë deri në 29 vjeç, personat mbi 29 vjeç dhe bashkimin e përdoruesve në shoqëri tregtare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING