Zendeli: Darko Kostadinovski nuk ka reaguar për çështjet ndëretnike gjatë qeverisjes së BDI-së

Zendeli: Darko Kostadinovski nuk ka reaguar për çështjet ndëretnike gjatë qeverisjes së BDI-së

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, nuk ka reaguar për çështje që lidhen me marrëdhëniet ndëretnike.

Sipas saj, gjatë asaj periudhe ai nuk ka qenë aktiv në adresimin e temave të ndjeshme shoqërore dhe politike.

“Darko Kostadinovski as që e kemi ditur që ekziston në kohën kur ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet, sepse asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për asnjë çështje të vetme. Normalisht e kemi ditur se ka Gjykatë Kushtetuse ka kryetar të kësaj gjykate, por për asnjë çështje që ka tanguar marrëdhëniet ndëretnike, Darko Kostadinovski në kohën kur ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka ngritur zërin”, deklaroi Zendeli.

MARKETING