Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 3,84 % në raport me vendimin e datës 26.5.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 6,50 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,238 den/kg dhe tani do të jetë 47,906 den/kg.
Në këtë përllogaritje është marrë parasysh shuma e ulur e akcizave për 2,00 den/l te EURODIZELI (D-Е V) dhe te benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98.
Nga data 2.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 88,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 85,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,906 (denarë/kilogram).

