(VIDEO) Propozim-ligji për pirjen e duhanit të martën në Qeveri

(VIDEO) Propozim-ligji për pirjen e duhanit të martën në Qeveri

 

Një hap para implementimit të tij, kryeministri Hristijan Mickoski provon të bind opnionin se Propozim-ligji i ri i duhanit, është sjellë në bazë të konsultimit të të gjitha palëve të tanguara. Ai garanton se ligji do të zbatohet njësoj në të gjithë territorin e vendit dhe se nuk do të ketë vendbanime të privilegjuara.

Hrisitijan Mickoski, kryeministër

Na besoni, inspektimet do të jenë rigoroze në të gjithë territorin e vendit, e përsëris këtë, nuk do të ketë rajone, qytete, vendbanime të privilegjuara etj., ku ligji nuk do të respektohet, dhe ju garantoj këtë, dhe këtu nuk do të ketë falje”.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Azir Ali, foli për pasojat e dëmshme në vend nga duhanpirja si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë financiar.

Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

Duhani lidhet me mbi 3600 raste vdekjesh në vendin tonë, ose 13% të gjithë vdekshmërive në vend. Humbja ekonomike vlerësohet me 38 miliard denarë, respektivisht mbi 600 milion euro në vit, që përbën rreth 5.16% të BPV-së. Tek të rinjtë e moshës nga 13-15 vjeç, 13.6% përdorin produkte të duhanit ose të nikotinës, që është shkallë më e lartë të përdorshmërisë në vend”.

E sektori i Industrisë së prodhimit të duhanit dhe të sektorit të Hotelierisë, dhanë mbështetje për ligjin, pasi thanë se është përgatitur me komunikim inkluzive mes tyre dhe propozuesit të ligjit.

Vasko Ristovski, Oda Ekonomike e Industrisë së Duhanit

Si grupacion i prodhimit të cigareve, në korrniza të Shoqatës së prodhuesve të duhanit, pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, e vlerësojmë faktin se gjatë përgatitjes së ligjit, u mundësua komunikim inkluziv me propozuesin e zgjidhjes ligjore, gjatë së cilës një pjesë e vërejtjeve, qëndrimet e shoqërisë, janë marrë parasysh”.

Perica Gollomejiq, Sektori Hotelierik

Ne që nga fillimi e kemi shprehur mbështetjen tonë për sjelljen e Ligjit për ndalimin e duhanit dhe qëllimit të tij kryesor, mbrojtjen e shëndetit publik. Dua ta falenderoj Qeverinë, kryeministrin dhe ministrin, për qasjen prej partnerësh për krijimin e ligjit dhe fazën e implementimit, gjegjësisht të ashtuquajturën ‘periudha 1 vjet grejs’, gjatë së cilës ne si sektor i hotelierisë do të kemi mudnësi t’i rregullojmë terasat tona në pajtim me ligjin”.

Propozim-ligji për pirjen e duhanit, të martën do të jetë në Qeveri, ndërsa më pas do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Ligji i ri ndalon pirjen e duhanit, përfshirë edhe cigaret elektronike në hapsira të mbyllura dhe në automjete të mbyllura, ku ka të pranishëm fëmijë, ndalon pirjen 20 m nga hyrjet e institucioneve shëndetësore, arsimore dhe institucionale. Ndërsa poashtu ligj mbyll edhe zonën gri, sa i përket terasave e cila nuk është e hapur të paktën nga dy anë. Ligji, ndalon reklamimin në platformën online, rrjetet sociale dhe marketingun përmes influencerëve dhe kanaleve të ndryshme të tyre.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING