“Lidhja Shqiptare” e Ziadin Selës mban Kongresin partiak në Tetovë
Subjekti politik Lidhja Shqiptare, i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka paralajmëruar mbajtjen e Kongresit të V-të të partisë më 31 maj në Tetovë.
Nën sloganin “Lidhja është gjallë”, partia ka njoftuar organizimin e një ngjarjeje të rëndësishme politike, e cila pritet të shënojë një fazë të re në funksionimin dhe konsolidimin e saj në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar, kongresi do të mbahet në Qendra për Kulturë Tetovë, me fillim në ora 12:00. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë delegatë, struktura partiake dhe mbështetës nga të gjitha degët e subjektit.
Nga partia theksojnë se kongresi vjen në një periudhë të rëndësishme politike, ku pritet të prezantohen orientimet e reja politike dhe organizative të subjektit të drejtuar nga Ziadin Sela.
Kongresi i ardhshëm shihet si një moment kyç për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik të “Lidhjes Shqiptare” dhe forcimin e strukturave të saj partiake.

