(VIDEO) Konstatim nga hulumtimi, nxënësit të ekspozuar para ushqimeve të pashëndetshme

(VIDEO) Konstatim nga hulumtimi, nxënësit të ekspozuar para ushqimeve të pashëndetshme

Vlerësimi i ri kombëtar i mjediseve ushqyese në shkollat e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar se ushqimet dhe pijet e pashëndetshme janë gjerësisht të disponueshme dhe promovohen brenda dhe rreth shkollave. Përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Leslie Miller, ka theksuar se fëmijët rriten dhe mësojnë në mjedise ku ushqimi i pashëndetshëm është gjerësisht i disponueshëm, i dukshëm dhe se reklamohet intensivisht ku sipas saj, opsionet më të shëndetshme mbeten të kufizuara.

LESLIE MILLER, PËRFAQËSUESE E UNICEF NË RMV

Krijimi i mjediseve shkollore që mbështesin zgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe përkrahjen e zakoneve të shëndetshme gjatë gjithë jetës”.

Nga hulumtimi i bërë tregon se në çdo shkollë ku shitej ushqim 20 për qind e shkollave të përfshira, të gjitha opsionet ishin të pashëndetshme. Vlerësimi po ashtu ka treguar se 35 për qind e shkollave të përfshira që ofrojnë vakte ushqimore i respektojnë standardet kombëtare të ushqimit. Ndërkaq, mbi 80 për qind e nxënësve kanë mbështetur ofrimin e vakteve të shëndetshme dhe ushqyese në shkolla, 60 për qind besojnë se kufizimi i ushqimit të pashëndetshëm në dhe rreth shkollave do t’i ndihmonte të bënin zgjedhje më të shëndetshme, ndërsa 85 për qind kërkojnë që ushqimi i shitur në shkolla të ketë çmime të përballueshme.

Hulumtimi u realizua nga bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe me mbështetjen e UNICEF-it. Në hulumtim janë përfshirë 40 shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa kanë marrë pjesë rreth 1.700 nxënës. /SHENJA/

MARKETING