Maqedonia e Veriut sonte përballet me Bosnje Hercegovinën në Sarajevë

Maqedonia e Veriut sonte përballet me Bosnje Hercegovinën në Sarajevë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës, në një test të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Goce Sedlloski, raporton SHENJA.

Pas humbjes në Kopenhagë dhe barazimit ndaj Irlandës së Veriut, kjo përballje vjen si një mundësi ideale për “verdhekuqtë” që të tregojnë potencialin dhe cilësinë e tyre kundër një rivali të fortë. Një tjetër sfidë e rëndësishme e pret Maqedoninë e Veriut të hënën, kur në Stamboll do të përballet me Turqinë. Ndeshja ndaj Bosnjës do të shërbejë gjithashtu si mundësi për disa futbollistë debutues që të dëshmojnë vlerat e tyre dhe të arsyetojnë besimin e trajnerit Sedlloski. Historia e përballjeve mes dy përfaqësueseve është mjaft e balancuar. Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina janë takuar pesë herë deri më tani, me nga një fitore për secilën skuadër, ndërsa tri ndeshje kanë përfunduar me barazim. Takimi miqësor ndërmjet Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet sonte në Sarajevë, me fillim nga ora 20:30. /SHENJA/

MARKETING