Nëse nuk zbatohet Ligji i Gjuhëve me gjoba e inspektorat, si do të funksionojë ligji i ri pa sanksione? pyet Maksuti

Nëse nuk zbatohet Ligji i Gjuhëve me gjoba e inspektorat, si do të funksionojë ligji i ri pa sanksione? pyet Maksuti

Profesori universitar Mersim Maksuti tha se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duhet të përmbajë sanksione dhe mekanizma të qartë garantues për të siguruar zbatim real në praktikë.

Në emisionin “Debat në TV Shenja”, Maksuti krahasoi këtë çështje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se edhe ai ligj përmban gjoba dhe institucione mbikëqyrëse, por sërish përballet me probleme në zbatim.

“Pse ky ligj duhet patjetër të ketë sanksion. Ligji i përdorimit të gjuhëve ka edhe sanksione, ka gjoba të cilat i përmendi profesori, ka edhe inspektoriat të veçantë për zbatimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve. Merre me mend, edhe gjoba para shtetit, edhe inspektoriat ka, dhe ku e kemi zbatimin. Pa mekanizma konkretë garantus, nuk ofrohet për zbatim konkret”, deklaroi Maksuti.

Ai shtoi se pa mekanizma konkretë garantues dhe pa instrumente detyruese, çdo ligj rrezikon të mbetet vetëm deklarativ.

“Pa mekanizma konkretë garantues, nuk ofrohet zbatim konkret”, u shpreh profesori universitar.

Maksuti ka qenë kritik ndaj draftit të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se mungesa e sanksioneve dhe institucioneve përgjegjëse për monitorim dhe zbatim ka qenë një nga arsyet kryesore të tërheqjes së tij nga grupi punues.

MARKETING