Mevlan Ademi : Shqetësimet i paraqitëm drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan Keith Self

Mevlan Ademi : Shqetësimet i paraqitëm drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan Keith Self

Lëvizja Studentore Shqiptare ka zhvilluar sot një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë shqetësimet e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me, siç u tha, përpjekjet për cenimin e të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesi i lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, bëri të ditur se gjatë takimit studentët kanë paraqitur drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan shqetësimet e tyre për zhvillimet politike dhe institucionale që, sipas tyre, rrezikojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve.

Njoftimi i plotë i Mevlan Ademit:
Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self 🇺🇸

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit. 🇦🇱👐🏻
Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike.

MARKETING