Një letër që thyen zemrën: Muriqi i drejtohet tifozëve të Mallorcës pasi ranë nga liga

Një letër që thyen zemrën: Muriqi i drejtohet tifozëve të Mallorcës pasi ranë nga liga

Vedat Muriqi ka reaguar me një mesazh emocional për tifozët e Mallorcës, duke ndarë me ta dhimbjen dhe trishtimin pas një përfundimi të hidhur të sezonit, ku ata tashmë nga edicioni i ardhshëm do garojnë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Sulmuesi i Kosovës thekson se në ditë të tilla “fjalët peshojnë shumë”, pasi ndjen në mënyrë të njëjtë atë që po përjetojnë mbështetësit e klubit.

Ai kujton se gjatë gjithë kampionatit skuadra dhe tifozët kanë kaluar gjithçka së bashku, si momentet e gëzimit, ashtu edhe ato të vështira, pa e humbur kurrë besimin tek njëri-tjetri.

Muriqi vë në pah edhe përgjegjësinë që ka ndjerë sa herë ka zbritur në fushë për ta përfaqësuar fanellën e Mallorcës, duke e konsideruar mbështetjen e tifozëve si forcë shtesë në çdo ndeshje.

Letra e plotë e Muriqit:

Sot fjalët vërtet peshojnë shumë. Sepse dhimbjen dhe trishtimin që ndieni ju, i ndiej edhe unë në thellësi të zemrës sime.

Gjatë gjithë sezonit qeshëm së bashku, vuajtëm së bashku. Përjetuam momente të vështira, por kurrë nuk e humbëm besimin tek njëri-tjetri. Çdo herë që dola në fushë e ndjeva përgjegjësinë për ta mbrojtur këtë fanellë, dhe të ndieja mbështetjen tuaj pas meje më jepte gjithmonë forcë.

Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë i pamëshirshëm. Por kushdo që e njeh shpirtin e Mallorcës e di një gjë: ky klub gjithmonë ka ditur të ringrihet. Dhe unë besoj në këtë me gjithë zemër.

Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por kjo stemë do të kthehet aty ku e meriton. Sepse historia e Mallorcës nuk është shkruar kurrë me dorëzim.

Faleminderit të gjithëve që ishit me ne në çdo moment.

MARKETING