Hungaria tërheq kërkesën për t’u larguar nga GJNP-ja, ndalon importin e produkteve bujqësore nga Ukraina
Qeveria e Hungarisë ka rikthyer ndalimin e importit të produkteve bujqësore nga Ukraina, ndërsa ka tërhequr kërkesën e vendit për t’u tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), njoftoi të premten kryeministri i vendit, transmeton Anadolu.
“Qeveria tërheq synimin e Hungarisë për t’u larguar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe ndalon importin e produkteve bujqësore nga Ukraina”, shkroi Peter Magyar në platformën sociale amerikane X.
Pas fitores së tij zgjedhore muajin e kaluar, Magyar tha se qeveria e tij do të ndalonte daljen e Budapestit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Në prill 2025, kryeministri i atëhershëm Viktor Orban njoftoi vendimin e Hungarisë për t’u tërhequr nga gjykata, duke e quajtur atë “politike” pas një urdhërarresti të lëshuar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Në nëntor 2024, GJNP-ja lëshoi urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Hungaria, Polonia dhe Sllovakia vendosën kufizime tregtare ndaj disa produkteve ukrainase në vitin 2023.
Të enjten, ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Szabolcs Bona tha se qeveria do të rikthejë ndalimin e importit të produkteve bujqësore nga Ukraina që kishte skaduar pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

